Basketboll

Dështon sërish Klivlend, San Antonio pa probleme

23.11.2014 16:12

Edhe përkundër faktit që solli në rradhët e veta Lebron Xhejmsin dhe Kevin Llavin, Klivlendi vazhdon të dështoj në fillimin e sezonit në NBA...

Kavalirsat, përjetuan disfatën e re, duke humbur bindshëm me 110:93, kësaj rradhe nga surpriza më e madhe deri më tani, Toronto. Në fitoren e 11 të reptorsave, shkëlqeu Uiliams me 36 pikë, ndërsa Llovri shtoi 23 të tjera dhe tetë asiste. 
 
Kampioni aktual San Antonio, ka vazhduar me paraqitjet e mira dhe tani arriti të fitoj Bruklinin, me 99:87. Te Sparsat, dominoi treshja e kësaj skuadre, Parker, Grin dhe Leonard, me ç`rast I pari në fitore kontriboi me 22 pikë, ndërsa dy të tjerët shtuan nga 21. 
 
Nga sfidat tjera, veqojmë edhe fitoren e Majamit kundër Orllandos si dhe triumfin e Hjustonit ndaj Dallasit. 
 
MUSTAFA ADEMI