Maqedoni

ASH-AA: Ganiu nuk realizoi premtimet e dhëna

17.03.2021 12:58

Koalicioni ASH-AA ka akuzuar kreun e komunës së Çairit Visar Ganiu..

Koalicioni ASH-AA ka akuzuar kreun e komunës së Çairit Visar Ganiu se nuk ka realizuar premtimet e dhëna gjatë kohës së fushatës. MAdje nga ky koalicion thonë se gjendja e çairasve gjatë mandatit 4 vjeçar të Ganiut u përkeqsuan.
 
“Jeta e banorëve në Çair fatkeqësisht nuk ndryshoi asgjë në këto 4 vite, përpos që u përkeqsua, iu shtuan katet ndërtesave pa leje, u uzurpuan hapësirat e gjelbërta dhe u degradua gjithçka. Kaosit në komunikacion, që premtohej se do ti gjendet zgjidhje me ndërtimin e 4 garazheve në kate dhe 15 rrethrrotullimeve, fatkeqësisht nuk u bë asgjë as edhe në këtë drejtim.  Premtohej madje edhe efikasiteti energjetik në ndërtesa, por edhe kjo mbeti vetëm një ëndërr për banorët e Çairit.”, tha Zudi Koka, kryetar i degës së Çairit të Aleancës për Shqiptarët.