Maqedoni
Rasti me Lehonën në Strugë, shkarkohet drejtori i spitalit të strugës
17.03.2021 13:23
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se do të shkarkojë drejtorin e spitalit të Strugës.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se do të shkarkojë drejtorin e spitalit të Strugës.
Që nga dita e nesërme ky spital do te drejtohet nga drejtor I ri, për të cilin është formuar dhe komision i specilaizuar për ta mbikqyrur punën e tij.
“Është marrë vendim për shkarkimin e drejtorit aktual të spitalit të Strugës, dhe gjatë ditës së sotme në vendin e tij do të emërohet drejtor I ri. Në procedurë e sipër po rrjedhin aktivitetet e tjera të nevojshme në raport me të gjitha institucioneve të cilat kanë qenë të kyçura në këtë rast”, ka deklaruar Filipçe.
Kërkesa dhe vendimi për shkarkim erdhi pas publikimit të lajmit për rastin e Lehonës të cilës iu hoqën 3 organe, Dje, u formua edhe një komision 5 anëtarësh, i cili duhet të kryejë mbikëqyrje në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, në lidhje me trajtimin e pacientes nga Dibra. Brenda 8 ditëve nga dita e përfundimit të mbikëqyrjes mbi punën profesionale, ajo duhet të paraqesë një raport në Ministrinë e Shëndetësisë, nëse kishte ndonjë parregullsi në trajtimin e Lehonës. Paraprkisht Komisioni I formuar nga Oda e Mjekëve nuk gjeti ndonjë parregullësi në trajtimin e pacientes.
