Maqedoni
Regjistrimi i popullsisë, komisioni për sëmundje ngjitëse me protokoll
17.03.2021 13:40
Ministria e hëndetësisë ka dorëzuar tash më protokollin shëndetësor për mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit...

Ministria e hëndetësisë ka dorëzuar tash më protokollin shëndetësor për mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit, ka thënë kryetari I komisionit për sëmundje infective Zharko Karaxhoski sipas të cilit vendimi për mbajtje apo anulim të procesit, do të jete vendim politik. Në protokoll është e paraparë mbajtja e maskës, distanca prej disa metrave dhe mjetet dezinfektuese.
"Propozim protokoli na është kërkuar dhe ne e bëmë atë,më tutje institucionet shtetërore do të vendosin nëse do të ketë apo jo regjistrim dhe në çfarë mënyre do të zbatohet. Ne dham më shumë opsione për realizimin e regjistrimit. Në familjen ku do të zhvillohet regjitrimi, pavarsisht nëse bëhet fjalë për banesë, objet, apo shtëpi individuale dhe nëse mund të realizohet regjistrimi me parametra të caktuar epidemiologj që kanë të bëjnë me prevenimin.", tha Zharko Karaxhovski, kryetarë i komisonit për sëmundje ngjitëse.
LSDM: Regjistrimi do të jetë i sigurt
Nga LSDM theksojnë se janë parti me përgjegjësi dhe sigurojnë se regjistrimi do të jetë I sigurtë për qytetarët.
"Shteti garanton se regjistruesit në mënyrë maksimale do ti respektojnë protokollet e caktuara shëndetësore, me qëllim që të mbrojnë shëndetin e tyre, por edhe atë të qytetarëve.", tha Konstdadin Konstadinov nga LSDM.
VMRO-DPMNE: Mbeten në qëndrimin për anulimin e regjistrimit
VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin për anulimin e regjistrimit, për çka ka propozuar edhe propozim ligj.
"Nëse egziston njeri I mençur në këtë shtet I cili nuk do të ngrit këtë pyetje në kohë të pandemisë në kohën kur 20 persona në ditë humbin jetët e tyre, në kohën kur disa qindra persona infektohen në ditë dikush të realizojë rëgjistrim, të ju shkojë në shtëpi qytetarëve.", tha Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
Regjistrimi i popullsisë, për bashkësit e vogla, regjistrimi i rëndësishëm
Nga Agjensia për realizimin e të drejtave të bashkësive, I inkurajojnë bashkësitë më të vogla të marrin pjesë në operacionin statistikorë që të mund ti realizojnë të drejtat e tyre në bazë të të dhënave të fituara reale.
"Si do të krijojmë politika arsimore për gjuhën boshnjake, vllehë, sërbe, turke dhe rome nëse në nuk kemi se ku të bëjmë llogari nxënësit. Ka paradokse në vendin tonë se në disa fshatra të caktuar ku nuk ka nxënës ka shkolla të reja dhe e kundërta kun ë vende më shumë nxënës nuk ka shkolla.", tha Xhelal Hoxhiq nga Agjensia për realizimin e të drejtave të bashkësive.
Regjistrimi në vend është e paraparë të zbatohet prej 1 deri më 21 prill të këti viti.
FLORIJE BELULI KAMBERI
