Maqedoni

Shoqata “Koalicioni rural” hap zyrën e shërbimeve edhe në Kërçovë

17.03.2021 14:21

Pas Shkupit dhe Prilepit, shoqata “Koalicioni rural” hapi edhe zyrën e saj në Kërçovë..

Pas Shkupit dhe Prilepit, shoqata “Koalicioni rural” hapi edhe zyrën e saj në Kërçovë, e cila do të jetë në mbështetje të bujqëve dhe popullatës vendore për shfrytëzimin e shërbimeve elektronike si nevojë e kohës, sidomos në këtë periudhë të krizës globale shëndetsore, sidomos tek pjesa e qytetarëve që nuk i përdorin kartelat elektronike.
 
“Gjatë periudhës që vjen do të punojmë në informimin e popullatës vendore për hapjen e qendrës për shërbime elektronike, do të japim mbështetje teknike për qytetarët në shërbimet elektronike përmes puntorive on-line që do të rrisin kapacitetet e edukimit digjital të qytetarëve, për të qenë pjesë e platformës së digjitalizuar rurale.”, tha Liljana Jonoski, drejtoreshë ekzekutive e “Koalicionit rural”.
 
Qendra do të jetë e hapur për qytetarët dhe do të ofrojë informacione dhe shërbime për shfrytëzimin e subvencioneve përmes aplikimit elektronik, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në strategjinë nacionale për funksionimin e agjendës digjitale dhe shfrytëzimit të shërbimeve elektronike të popullatës vendore.
 
SHABAN DALIPI