Maqedoni
Filipçe: Nuk ka masa të reja, vendoset të hënën
17.03.2021 14:59
Ministri i shëndetësisë Venko Fipçe ka informuar se masat aktuale restrictive mbetën në fuqi dhe se situate aktuale nuk kërkon masa të reja më rigoroze...

Ministri i shëndetësisë Venko Fipçe ka informuar se masat aktuale restrictive mbetën në fuqi dhe se situate aktuale nuk kërkon masa të reja më rigoroze. Situata po ndiqet me kujdes dhe mbetët në fuqi ora policore që fillon prej ora 22 deri në ora 5 të mëngjesit, ndërsa të Hënën Komisioni për sëmundje ngjitëse do të ketë mbledhje, kur dhe do të vendosë nëse do të ketë masa më të rrepta. Instutucionet shëndetësore akoma, mund të mbajn presionin e shkaktuar me infektimet e reja.
"Ajo që u vendos sot,është se kjo mase e tanishme restrictive e lëvizjes prej ora 22, duhet të mbesë e njetë, nuk do të plotësohet, dhe se rezultatet definitive I presim drejt fundit të kësaj jave, në viken apo fillimin e javës së ardhëshme, deri atëher jëmi të përgaditur ti menaxhojmë të gjitha aktivitet tjera sa u përket spitaleve.", tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Zharko Karaxhovski nuk precizon se cilat do të ishin masat eventuale që do të pasojnë në rast të përkeqësimit të situatës me COVID 19, por tha që kjo do të varet prej numrave të të infektuarve në katër ditët në vijim.
"Në kokë kam skenarë A,B,C dhe D, por për momentin situate nuk është e njejtë me atë që ishte në nëntorë. Numri I të hospitalizuarve dhe personelit mjeksoreë ka dallim. Bëjmë më shumë testë dhe hymë në dinamikën e epidemisë. Kam parasysh masa të tjera, por tani nuk është koha, komiisoni do të mbildhet prapë.", tha Zharko Karaxhovski, kryetarë i Komisonit për Sëmundje Ngjitëse
Filipçe informoi se ndodhemi në valën e tretë nga fillimi I pandemisë dhe në kontinuitet kemi rritje të numrit të rasteve aktive. Ai bëri apel qytetarëve që në vazhdimsi ti repsktojnë masat për mbrojtje të miratuara nga Qeveria.
FLORIJE BELULI KAMBERI
