Maqedoni

Covid 19 Tetovë, situata me infektimet e reja, shqetësuese

17.03.2021 15:31

Situata me Covid 19 në Tetovë është alarmante thonë mjekët nga Covid Qendra....

Situata me Covid 19 në Tetovë është alarmante thonë mjekët nga Covid Qendra. Nga kjo qender thon se ka indikacione  që ditët në vijim numri i pacientëve të hospitalizuar të rritet akoma me shumë. Për momentin në Spitalin e Tetovës të hospitalizuar ka 25 pacient të gjitha në gjendje kritke të cilët shoqërohen edhe me sëmundje kronike. Nuredini për këtë situat të krijur verejtjen e shton tek qytetarët të cilët nuk respektojn masat Anti Covid.
 
"Për momentin të hospitalizuar në Spitalin e Tetovës kemi 25 pacient. Numri i pacientëve në Covid Qendrën që kontrollohen dje ka pasur 70 pacient ndërsa sot deri më 12 kemi kontrolluar  45 pacient dhe kemi një rritje të pacientëve.Kjo është një indekator që sigurisht në të ardhmen do të kemi rritje të pacientëve të hospitalizuar. Kjo situat me të vertet është situat ku qytetarët edhe këtë muaj duhet të kenë kujdes më të madh.", tha Gëzim Nuredini nga Covid Qendra Tetovë.
 
Spitali i Modular në Tetovë është pothuajse gati dhe futja sa më e shpejtë në funksion të të njejtit do të ishte lehtësim për stafin mjekësor të spitalit të Tetoves. 
 
VISAR SADIKI