Maqedoni
Regjistrimi i diasporës, Destani: Akt kombëtar për të marrë çka na takon
17.03.2021 15:34
Filantropi i njohur, Lazim Destani, u ka bërë një thirrje publike të gjithë mërgimtarëve..

Filantropi i njohur, Lazim Destani, u ka bërë një thirrje publike të gjithë mërgimtarëve të diasporës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, që të regjistrohen sa më parë duke e cilësuar regjistrimin si akt kombëtar.
"Si anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës sonë, Ju bëj thirrje të gjithëve që ashtu siç jemi treguar gjithmonë të gatshëm dhe aktiv për mbrojtjen dhe avancimin e çështjes sonë kombëtare, le të tregohemi të vëmendshëm edhe tani në këtë moment historik, kur gjithësecili prej nesh, duke i dalë zot familjes dhe pronës së vet, do ta dëshmojmë se dimë t’i dalim zot hises që na takon në shtëpinë tonë të përbashkët. Bazuar në sistemin juridik e kushtetues që ka Maqedonia e Veriut, regjistrimi është shumë më shumë se thjesht statistikë. Sipas këtij sistemi, rezultatet e regjistrimit e përcaktojnë edhe bazën juridiko-kushtetuese për gjithçka që na takon si etni në këtë vend.Regjistrohuni sa më parë që të jetë e mundur dhe pa humbur kohë, si dhe shpërndajeni njoftimin te të afërmit dhe miqtë tuaj që mund të jenë të painformuar!” thuhet në apelin e Destanit.
