Shkëndija I kthehet fitoreve, triumfon në Kratovë
Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme të përjetuara në Tetovë, skuadra e Shkëndisë i është kthyer fitoreve, duke triumfuar në cilësinë e mysafirit kundër Sileksit, me rezultatin minimal 1-0...

Në stadiumin e Qytetit në Kratovë, vendimtare ishte një kundërzbritje e mysafirëve, e realizuar në minutën e 21-të të ndeshjes, kur me kokë realizoi kroati Bojan Vruçina, për golin e 11-të sivjet të golashënuesit më të mirë në kampionatin tonë dhe fitoren e tetë të Shkëndisë në 16 xhiro të deritanishme, apo e para që nga 29 tetori, kur ishte mposhtur Metalurgu.
Nga ana tjetër, ekipi shkupjan ka vazhduar me serinë e paraqitjeve të mira, duke korrur fitore të re, kësaj rradhe kundër Turnovës, në ndeshjen e luajtur në Shtëpinë e futbollit të Maqedonisë.
Stojanovski ishte golashënues I dyfishtë për Metalurgun, ndërsa sfida e fundit e xhiros së 16-të, ajo mes Teteksit dhe Pelisterit, u mbyll pa fitues dhe me rezultat 1-1.
Pas kësaj xhiroje, në të cilën Vardari dje përjetoi disfatën e parë sivjet, duke u mposhtur me 3-0 nga Renova, kuqezinjët nga Shkupi mbeten në pozitën e parë, me 37 pikë të fituara, tani vetëm tri më shumë se kampioni aktual Rabotniçki.
Shkëndija mbetet e treta me 27 pikë, ndërsa Renova, pas fitores historike është ngjitur në vendin e gjashtë, në kuotën e 22 pikëve.
KAMPIONATI FUTBOLLISTIK
Liga e parë – java e 16-të
Sileksi – Shkëndija 0:1
Metalurgu – Turnova 2:0
Teteksi – Pelisteri 1:1
Dje:
Renova – Vardari 3:0
Rabotniçki – Bregallnica 4:0
-----------------------------------------
Renditja:
1. Vardari 37
2. Rabotniçki 34
3. Shkëndija 27
4. Metalurgu 24
5. Sileksi 24
6. Renova 22
7. Turnova 20
8. Pelisteri 18
9. Bregallnica 12
10. Teteksi 3
MUSTAFA ADEMI
