Maqedoni
Kurti mesazh mërgatës shqiptare të Maqedonisë së Veriut: Regjistrohuni!
17.03.2021 15:42
Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti përmes një video në rrjetet sociale

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti përmes një video në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje mërgatës shqiptare të Maqedonisë së Veriut që të kryejnë procesin e regjistrimit të popullsisë.
“Me që edhe me Kushtetutën aktuale, të drejtat politike të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut diktohet dhe burojnë nga numrat, regjistrimi i çdo qytetari është tejet i rëndësishëm. Kjo dë të thotë që te përfaqësimi politik, investimet kapitale, punësimet, shpërndarja e buxhetiti, subvencionet për bujqit, bursat për nxënësit dhe studentët, donacionet për komunat etj varen pikërisht nga numri i qytetarëve të dy komuniteteve shtet-formuese të Maqedonisë së Veriut. Shkruani aty pra emrin tuaj dhe klikoni mbi opsionin: shqiptar”, tha mes tjerash Kurti.
Vetëvendosje vendos në shërbim të mërgatës së RMV-së të gjutha zyrat e saj në diasporë për të asistuar rreth regjistrimit
