Maqedoni

Filipçe: Edhe unë do ta pranoj astrazenekën

17.03.2021 15:57

Vaksinat kundër kovid-19 që duhet të arrijnë në vend do të jenë të sigurta...

Vaksinat kundër kovid-19 që duhet të arrijnë në vend do të jenë të sigurta, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, I cili njoftoi se pa asnjë mëdyshje do e pranonte edhe vëtë këtë lloj vaksinë. Ai foli për dilemat që janë hapur rreth vaksinës së prodhuesit “AstraZeneka”, për të cilën tha se do të priten rekomandimet zyrtare të Agjencisë Evropiane të Mjekësisë
 
“Të gjithë ekspertët nga ekipi ynë po i monitorojnë të gjitha efektet anësore të vaksinës AstraZeneka dhe vendimet e agjencive kombëtare të ilaçeve, ndërsa ne do të udhëhiqemi nga vendimet zyrtare si të Agjencisë evropiane të Mjekësisë ashtu edhe nga prodhuesi.”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
 
Filipçe: Imunizimi i popullatës do fillojë në prill
 
Filipçe tha se deri në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit tjetër pritet që përmes mekanizmit Kovax të arrijë dërgesa e parë e vaksinave, me cka do të fillojë edhe imunizimi I popullatës. Ai shpjegoi edhe arsyet e vonesës së marrveshjes me me Pfizerin.
 
“Lidhur me prokurimin e vaksinave, pritet që deri në fund të këtij muaji, ose fillimin e tjetrit përmes mekanizmit COVAX, të arrijnë rreth 100,000 vaksina. Theksoj se duke pasur parasysh ndryshimet që ndodhin dhe informacionet nga prodhuesit, kjo mund të vonohet. Kompania Pfizer ngre nivelin e vigjilencës në lidhje me të gjitha vendet me të cilat negocion dhe kërkon kritere më të rrepta, veçanërisht në fushën e sigurisë. Ne sot nga ata duhet ta marrim atë dokument në lidhje me atë se çfarë saktësisht do të kërkojnë. Por, këto masa vlejnë praktikisht për të gjitha vendet në botë dhe kjo është ndoshta arsyeja pse detajet e kësaj marrëveshjeje po priten për kaq gjatë.”, tha Filipçe.
 
Ai tha se ka bisedime me Kinën dhe Rusinë për vaksinat e tyre, por akoma nuk ka datë të saktë kur do të arrijnë.Filipçe the se sistemi shëndetësor është i gatshëm për vaksinim masiv të popullsisë.Ndryshe, me vaksinat që për momentin posedon RMV janë vaksinuar 5300 punonjës shëndetësor.
 
FARIJE DAUTI BAKIU