MASH - fondi për inovacione, thirrje publike për hulumtuesit e rinjë
Ministrja e Arsimit Milla Carovska dhe drejtori i Fondit për Inovacion, Kosta Petrov....

Ministrja e Arsimit Milla Carovska dhe drejtori i Fondit për Inovacion, Kosta Petrov. Promovuan thirrjen e katërt për financimin e projekteve kërkimore në shkollat fillore dhe të mesme "Sfida për hulumtuesit e rinj - projekte të gjelbërta".
Carovska pret që këtë vit të ketë interesim më të madh të nxënësve, të cilët sipas saj do të kontribojnë që mjedisi i tyre të jetë një vend më i mirë për të jetuar në të ardhmen.
“Thirrja synon përsëri për nxënësit nga shkollat fillore dhe të mesme në vend të cilët së bashku me mentorët e tyre mësues kanë ose do të zhvillojnë një ide se si të kontribuojnë në mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit. Ne do t'i mbështesim ato ide për zgjidhjen e sfidave të caktuara financiarisht në mënyrë që të konkretizohen në rezultate” – tha Ministrja e Arsimit, Milla Carovska.
“Me këtë sfidë, dua t'u them studiuesve të rinj se vendi ynë ofron mundësi dhe kushte premtuese për zhvillimin e ideve dhe iniciativave të tyre inovative.. Unë inkurajoj të gjithë studentët të jenë këmbëngulës, të guximshëm dhe kërkues, ndërsa ne si Fondacion do të shpërblejmë punën dhe përkushtimin e tyre” – deklaroi Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Kosta Petrov.
Fondi i përgjithshëm për këtë sfidë është 3,000,000 denarë, dhe buxheti maksimal për një projekt propozues individual duhet të jetë deri në 200,000 denarë.
Për mësuesit që do të udhëheqin ekipet e studentëve, do të sigurohet një shpërblim në vlerë prej 30,000 denarë, i destinuar për blerjen e pajisjeve dixhitale të zbatueshme në procesin mësimor. (Sedat Selimi, TVM2)
