“Covid-19”, 24 viktima 1.293 raste të reja
17.03.2021 16:22
24 pacientë kanë humbur betejën....

24 pacientë kanë humbur betejën me virusin korona në 24 orët e fundit në vend
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se nga 4.094 teste të kryera janë regjistruar 1.293 raste të reja me Covid-19.
Në ndërkohë janë shëruar 339 pacientër. Vendi aktualisht ka 12.819raste aktive.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 115.222 raste, prej të cilëve 99.015 janë shëruar, kurse 3.388 kanë ndërruar jetë.
