Botë
Zgjedhjet në Shqipëri, Meta: Të gjithë larg duart nga votat
17.03.2021 17:13
Kur kanë mbetur 38 ditë deri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit....

Kur kanë mbetur 38 ditë deri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, palët politike në Shqipëri kanë filluar t’i shtojnë tensionet me njëra-tjetrën.
Presidenti Ilir Meta foli sot për rrezikun e vjedhjes së votave nga mazhoranca, ndërsa garantoi se ka një plan konkret për mbrojtjen e verdiktit të qytetarëve.
"Çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet është100% dakord me presidentin që s’duhet të vihet më dorë mbi votën, prandaj jemi në këtë situatë të rëndë, që udhëheqim në nivel botëror shpopullimin, se funksionimi i shtetit dhe barazia në zgjedhje është katandisur në këtë gjendje dhe është kusht për çeljen e negociatave. Të gjithë të mbajnë larg duart nga votat, të kontribuojnë për një fushatë civile europiane, të paraqesin alternativat dhe është pozitive që përveç forcave politike kemi edhe mundësinë si qytetarë të shprehemi për kandidatin dhe kandidaten që preferojmë për zgjedhjet dhe të ardhmen.", tha Ilir Meta, president i Shqipërisë.
Rama paralajmëron për destabilizim të procesit
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, aspirant për një mandat të tretë ka paralajmëruar për destabizilim të procesit zgjedhor, ndërsa komentoi marrëveshjen PD-LSi si pengmarrje politike të Lulzim Bashës.
"Provokime, acarime, tensionime krejt të panevojshme, krejt të padobishme, krejt të pavend në këtë kohë kur sigurisht ne të gjithë, edhe ne patjetër do të bëjmë të gjithë ato që duhet të bëjmë për të fituar kërtë ndeshje por nuk do të harrojmë asnjë moment që ndërkohë është një ndeshje shumë e madhe dhe rendësishme, që është ndeshja për jetën, ndeshja për të fituar një luftë dhe për të dalë nga një tunel ku po shohim dritë më në fund.", tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
Basha: Anija e së keqes po mbytet
Po bindje krejt të ndryshme ka kreu demokrat Lulzim Basha, i cili e krahason qeverisjen Rama me një anije të së keqes, e cila sipas tij, po mbytet.
"Anija e së keqes po mbytet. Ftesa ime për çdo socialist të ndershëm është që të bashkohen me ne për ndryshimin. Do të fitoni ju dhe familjet tuaja.", tha Lulzim Basha, kryetar i PD-së.
Gjatë ditëve të fundit, ajo që bien ë sy, është qasja e prësdientit të republikës si opozitar, duke u përplasur madje edhe fizikisht, në ngjarje që sipas tij përbëjnë shkelje Kushtetuese.
LULJETA NDOKAJ
