Triumf i ri për Federerin, tani kampion edhe në Davis Cup
Për herë të parë në histori, Zvicra është kampion në kuadër të garës në Davis Cup, pasi kjo përfaqësuese erdhi deri te avantazhi i paarritshëm prej 3-1 kundër Francës, pas fitores të sotme të Roxher Federerit, të korrur kundër Richard Gaskes.
Federer, e harroi shumë shpejtë humbjen nga Monfils të premten dhe luajti një meç të shkëlqyeshëm, duke mos I mundësuar as shpresën më të vogël kundërshtarit për të arritur rezultat pozitiv.

Francezët, para sfidës së sotme taktizuan me formacionin dhe Gaske në moment të fundit zëvendësoi Congan e dëmtuar, por edhe kjo nuk e ndaloi Federerin që sot ishte në formë të shkëlqyeshme dhe ia solli fitoren e tretë zvicëranëve, me këtë edhe trofeun aq të dëshiruar nga Davis Cup.
Për 33 vjeçarin, kjo kupë është shumë e rëndësishme pasi ishte ndër të vetmet e cila ka munguar në vitrinat e tij, në karirën fantastike që e ka deri më tani.
Pasi fitoi pothuajse gjithçka që është e mundshme në garat individuale, ai sot, me bashkëatdhetarët e tij fitoj edhe titullin më të madh të mundshëm, sa I përket tenisit reprezentues.
Ndryshe Federer, kishte pak probleme për të thyer rezistencën e Gaskes në setin e parë, të cilin e fitoj me 6-4, ndërsa më pas dominoi totalisht, duke fituar dy herë me 6-2.
Me këtë triumf, Zvicra avancoi me 3-1, fitoj titullin, ndërsa sfida mes Monfillsit dhe Vavrinkas u anulua, pasi avantazhi I zvicëranëve ishte I paaritshëm.
MUSTAFA ADEMI