Ahmeti – Geer: Marrëveshja me Sofjen nuk është larg
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ....

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti sot në selinë e partisë e ka pritur në takim pune ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir.
Bashkëbiseduesit, sic theksohet në komunikatë , kanë diskutuar rreth zhvillimeve politike në vend dhe në rajon, proceset aktuale që po zhvillohen në vendin tonë, reformat strukturore si dhe ecurinë tonë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian.
Ahmeti ka folur rreth kontestit midis vendit tonë dhe Bullgarisë në lidhje me marrëveshjen e fqinjësisë së mirë dhe zbatimit të obligimeve të cilat po qëndrojnë si pengesë në rrugën tonë integruese.
“Z. Ahmeti vlerëson që nuk jemi larg marrëveshjes me Sofjen dhe që palët do t’i respektojnë obligimet e ndërmarra, dallimet duhet të afrohen dhe të tejkalohen sa më shpejt për të filluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Me marrëdhënie të mira në vend dhe me fqinjët, sigurojmë të ardhmen, stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën tonë Evropiane, prandaj dhe nuk duhet të kursejmë përpjekje për ti tejkaluar të gjitha pengesat”, thuhet në kumtesë.
