Mbetet në paraburgim nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën dje nga zjarri në Gostivar

17.03.2021 19:00

Nëna e fëmijës 7 vjeçar që humbi jetën dje...

Nëna e fëmijës 7 vjeçar që humbi jetën dje  nga zjarri që përfshiu banesën e tyre, pasi nuk mundi të dalë meqeë ishte i lidhur me zinxhir , do të mbetet në paraburgim.

Ajo madje rrezikon 5 vite burg për shkak të dyshimit për shkeljen e rëndë të obligimeve familjare për çka erdhi deri tek vdekja e djalit të saj. Për tri vajzat e mitura të  familjes, është siguruar strehim në bashkëpunim me Fshatin e fëmijëve SOS, njoftojnë nga  Ministria e Punës dhe Politikës Sociale .

Autoritetet sociale në Gostivar nuk kanë pasur dijeni se cfarë ndodhte në atë familje pasi askush nuk ka denoncuar pakujdesinë prindërore ndaj djalit apo fëmijëve të tjerë.

Ekipet e policisë dhe prokurori publik kanë përfunduar hetimet e pritet të dalin me shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit në banesën e tyre.