Maqedoni

Parashikimi i motit

18.03.2021 09:04

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira mesatare dhe periudha me diell...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira mesatare dhe periudha me diell. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri 3 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 3 deri 13 gradë celcius, transmrton Telegrafi.
 
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë të lehtë deri mesatare veriperëndimore. Temperatura minimale do të bie deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 11 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm, i ftohtë dhe me periudha me diell. Temperaturat e mëngjesit do të jenë nën zero.