Botë

Kushtetuesja diskuton Ligjin për Marrëveshjen e Prespës dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve

18.03.2021 10:13

Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë mbledhje përgatitore për lëndët në të cilat është kontestuar kushtetutshmëria e Dekretit për Ligjin...

Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë mbledhje përgatitore për lëndët në të cilat është kontestuar kushtetutshmëria e Dekretit për Ligjin për ratifikim të marrëveshjes me Greqinë (Marrëveshjen e Prespës) dhe Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhje të dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të KB-së për ndërprerje të validitetit të Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik mes palëve dhe të Dekretit për shpallje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
 
Lidhur me Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhje të dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të KB-së për ndërprerje të validitetit të Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosje të partneritetit strategjik mes palëve dhe Dekretit për shpallje të Ligjit, në Gjykatën Kushtetuese,  janë parashtruar shtatë nisma. 
 
Lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe Dekretin për shpalljen e tij janë parashtruar gjithsej 13 nisma. Nisma e parë ishte parashtruar në janar të vitit 2019, ndërsa gjatë tërë vitit kanë arritur edhe nismat e tjera dhe për shkak të materies së njejtë e cila është kontestuar do të shqyrtohen së bashku. 
 
Ligji për Përdorimin e Gjuhëve u miratua në Kuvend në në mars të vitit 2018 ndërsa Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës më 5 korrik 2018.  Të dy ligjet u miratuan për herë të dytë me shumicën e nevojshme