Botë

Tërmet 6 ballë në Algjeri, nuk ka viktima, vetëm dëme materiale

18.03.2021 10:50

3 tërmete goditën Algjerinë Veriore....

3 tërmete goditën Algjerinë Veriore. Më i forti prej tyre ishte me një madhësi prej 6 ballë sipas shkallës Rihter.
 
Epiqendra e tërmetit ishte 20 km në verilindje të qytetit të Bexhaja, në një thellësi prej 10 km. Tërmetet shkaktoi panik në mesin e popullatës, por nuk u raportuan viktima. Gjithsesi ka raporte për dëme materiale. Disa ndërtesa të vjetra janë shkatërruar. 
 
Dridhja e parë u pasua  nga dridhje të vogla. Ende priten raportet zyrtare të autoriteteve për dëmet materiale.