Botë
Afganistan, rrëzohet helikopteri, vdesin 9 persona
18.03.2021 11:19
Nëntë anëtarë të forcave afgane të sigurisë, përfshirë personel të forcave speciale...

Nëntë anëtarë të forcave afgane të sigurisë, përfshirë personel të forcave speciale, humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit të tyre, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit.
Incidenti ndodhi në provincën Maidan Vardak, në pjesën qendrore të Afganistanit. Ministria e Mbrojtjes tha se janë duke bërë hetime. Një burim i forcave ajrore dhe një zyrtar lokal thanë se helikopteri u godit nga një raketë gjatë ngritjes. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup. Qeveria afgane ka fajësuar talibanët për intensifikimin e sulmeve kundër punonjësve qeveritarë, udhëheqësve të shoqërisë civile dhe gazetarëve. Talibanët kanë mohuar se janë të përfshirë në sulme.
