Botë
New York, pas stuhisë së dëborës frikë për përmbytje
23.11.2014 16:44
Në verilindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rritet frika për përmbytje pas rritjeve të temperaturës së ajrit dhe reshjet e dendura të shiut...

Në verilindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rritet frika për përmbytje pas rritjeve të temperaturës së ajrit dhe reshjet e dendura të shiut në pjesët të cilat gjatë javës i ka goditur stuhia dëborës, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet shtetërore të New York-ut tashmë kanë lëshuar një paralajmërim për qytetarët se rreshjet e dendura të shiut do të mund të shkaktojnë dëme të mëdha dhe shembjen e ndërtesave për shkak të presionit të madh të mbulesës së dëborës.
Studia e dëborës ka goditur pjesët e New Yorkut të hënën, ndërsa deri tani kanë humbur jetën të paktën 13 persona.
Nga ana tjetër, pasi temperaturat e ajrit në vendet Carraraugus, Chautauqua, Erie, Genesee dhe Wyoming vazhdon të rritet është lëshuar paralajmërimi për përmbytje.
Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo ka njoftuar dje se situata në Buffalo ende është shumë e vështirë për shkak se lartësia e mbulesës së dëborës është rritur deri në 84 centimetra.
"Ne kemi mobilizuar burimet e emergjencës në të gjithë vendin, me 500 pjesëtarë shtesë të Gardës Kombëtare, si dhe me qindra pompa dhe thasë me rëre" ka thënë Cuomo.
Shërbimi Kombëtar i Motit gjithashtu lëshoi një paralajmërim për përmbytje nga e diela deri të mërkurën, ndërsa sipas parashikimeve gjatë këtyre ditëve do vihet re rritja e temperaturës nga 10 deri 15 gradë Celsius.
Stuhia e dëborës në ditët e kaluara ka goditur shtetet New York, Ohio, Michigan, Wisconsin dhe Pennsylvania.
Sipas parashikimeve, e marta e kaluar ishte me e ftohta që nga viti 1976, dhe më shumë se 50 për qind të pjesës kontinentale të SHBA-së është zgjuar e mbuluar me dëborë.
