Botë
Britania shtrin vaksinimin tek 50-vjeçarët, Johnson: Gati të marr vaksinën e AstraZeneca
18.03.2021 12:39
Britania e Madhe ka hyrë në rrugën e duhur përsa i përket procesit...

Britania e Madhe ka hyrë në rrugën e duhur përsa i përket procesit të vaksinimit të popullatës së saj kundër koronavirusit.
Pasi vaksinoi të gjithë të moshuarit, grupet e riskut dhe mjekët, autoritetet kanë vendosur të shtrijnë vaksinimin e personave mbi 50 vjeç. Lajmi u tha nga ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.
Përmes një deklarate për mediat, Hancock u shpreh se me vaksinimin e kësaj grupmoshe përmbyllet cikli i personave më të rrezikuar nga koronavirusi. Ai gjithashtu ftoi qytetarët të mos e humbasin shansin për të mbrojtur veten dhe të tjerët dhe të vaksinohen.
Pas shpalljes se kësaj fushata reagoi dhe kryeministri Boris Johnson, i cili tha përpara Dhomës së Komunëve se është gati të vaksinohet me AstraZeneca, duke qenë se shumë vende kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine për motive sigurie.
