Maqedoni
Gjykata Kushtetuese, seancë përgatitore për Ligjin e Gjuhëve dhe MP-në
18.03.2021 15:15
Gjykata Kushtetuese duhet të sjellë vendim për kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Marrëveshjen e Prespës...

Gjykata Kushtetuese duhet të sjellë vendim për kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Marrëveshjen e Prespës. Parashtruesit e nismave thonë se ligjet janë të dëmshme për shtetin dhe duhet të anulohen pasi u publikuan në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e presidentit të atëhershëm të shtetit, Gjorge Ivanov.
“Sipas një legjislative të tillë, nuk mund të publikohet ligj pa nënshkrimin e presidentit të shtetit. Në rast të tillë iniciohet procedurë për impiçment, që në këtë rast nuk është bërë dhe ky është precedenti i parë nga Jugosllavia e deri më sot, që të publikohet ligj me fusnotë, prandaj aty ky Gjykata Kushtetuese duhet të thirret është vetëm të shfuqizojnë ligjin.”,- tha deputeti, Dimitar Apasiev.
“Amendamenti i 5 që ka të bëjë me përdorimin e gjuhëve nuk mund të ndryshohet, nuk mund të ndryshohet përmbajtja e saj ose të zgjerohen kornizat e saj me shumicë të tillë, siç është miratuar ligji për gjuhët, që d.m.th. se janë dashur 2/3 nga numri i përgjithshëm i deputetëve ku duhet të ketë edhe gjysmën e votave nga deputetët të komunitetet jo-shumicë në vendin tonë.”,- theksoi profesori, Jove Kekenovski.
Deri tani Gjykata Kushtetuese ka mbajtur tri mbledhje përgatitore. Raporti me argumentet e parashtruesve do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës.
“Deri tani kemi mbajtur tri mbledhje pune lidhur me lëndët në fjalë dhe morëm qëndrime për rrjedhën e mëtejme të këtyre lëndëve”.
Edhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve edhe Marrëveshja e Prespës janë miratuar dy herë nga kuvendi dhe pasi ato nuk u nënshkruan nga presidenti i atëhershëm, në Gazetën Zyrtare u publikuan me nënshkrimin e kryeparlamentarit, me argumentimin se pas votimit të dytë presidenti nuk ka të drejtë të mos i nënshkruajë ligjet.
SANIJE DURAKU
