Besimi, takim me kontabilistët

18.03.2021 17:00

Ministri i financave, Fatmir Besimi....

Ministri i financave, Fatmir Besimi, ka pritur në takim kontabilistët, me ç’rast ka paralajmëruar se së bashku do të punojnë për ligjin e ri, që do të avancojë profesionin e kontabilitetit.

Ligji i ri për punët e kontabilitetit, i cili do të jetë në harmonizim me direktivat e BE-së dhe praktikat evropiane në drejtim të avancimit të profesionit të kontabilitetit, po përgatitet në bashkëpunim me odat ekonomike.

Ministria e Financave, përmes procesit inkluziv të bashkëpunimit me odat dhe palët e tjera të interesuara, me të cilin do të mund të japin mendimet dhe propozimet e tyre për procesin e përgjithshëm, po përgatit ligj të ri që do të mundësojë zhvillim të qëndrueshëm dhe vet-rregullim të profesionit të kontabilitetit, vendosje dhe zbatim të standardeve profesionale dhe mbrojtje të interesit publik. 

“Besoj se qëllimin e kemi të përbashkët, përkatësisht, në proces të përbashkët të bashkëpunimit të përcaktojmë zgjidhjet që do të jenë në interes të të gjithë kolegëve tuaj, atyre që dëshirojnë të merren me këtë profesion, si dhe në interes të të gjithë atyre që i shfrytëzojnë shërbimet e kontabilitetit. Përveç kësaj, kemi detyrim që zgjidhjet të jenë sipas rregullave të vetme evropiane në lidhje me ofrimin e shërbimeve dhe standardeve të njohura ndërkombëtarisht në këtë sferë. Me ligjin e ri, është e nevojshme të mundësohet hyrje sa më e lehtë në këtë profesion”,- citohet në komunikatën e kabinetit të tij të ketë theksuar ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Propozim-ligji, siç informoi ministri, do të dorëzohet në odat ekonomike gjatë javës së ardhshme, me ç’rast priten komentet dhe propozimet e tyre deri në fund të muajit mars, përpara publikimit të ligjit në RNER.