EMA: Përdorimi i vaksinës së Astra/Zeneca i sigurt

18.03.2021 18:36

Agjencia Evropiane e Ilaçeve....

Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka deklaruar me qëndrimin se përdorimi i vaksinës anti Kovid  nga Kompania “Astra Zeneka”, është i sigurt, pavarësisht raportimeve për mpiksjen e gjakut. Sipas kësaj agjencie, përfitimet e kësaj vaksine tejkalojnë rreziqet.

““Astra Zeneca” është një vaksinë e sigurt me 68% efektivitet. Kemi ngritur një grup ekspertësh për këtë çështje. Po vaksinohen miliona persona. Çdo rast që ka ndodhur është verifikuar. Konkulzioni i sotëm është që kjo vaksinë do të na ndihmojë që të arrijmë të luftojmë pandeminë e COVID-19. Përgjegjësia jonë është që të dalim në përfundimin se cilat janë efektet anësore të kësaj vaksine.”,- deklaroi kryetarja e EMA-s, Emer Cooke. 

Gjatë mbledhjes u theksua se janë vaksinuar rreth 20 milion njerëz me vaksinën e Astra Zeneka ndërsa janë shënuar 7 raste me efekte anësore. Megjithatë, agjencia ka thënë se do të vazhdojë të studiojë lidhjet në mes të trashjes së gjakut dhe vaksinës. Ky qëndrim I Agjencisë Evropiane të Ilaçeve vjen pasi 13 shtete kanë pezulluar dhënien e vaksinës së Astra Zeneka.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje të për vazhdim të përdorimit të vaksinës. Vetë OBSH-ja pritet të publikojë rezultatet e kërkimeve të veta për sigurinë e kësaj vaksine, të premten. Hetimi i Agjencisë Evropiane të Ilaçeve është fokusuar në numrin e vogël të rasteve të raportuara me probleme me gjak. Në veçanti, hetimet janë fokusuar në trashje gjaku në kokë. (Gyltene Sinani, TVM2)