Botë

Tërmet në Japoni të vdekur dhe të lënduar

23.11.2014 17:21

Të paktën katër persona janë të vdekur dhe mbi 50 të lënduar, nga një termet i fuqishëm i cili mbrëmjen e së shtunës, tronditi qendrën e Japinisë...

Siç raportojnë mediat, tërmeti  me fuqi prej 6.8 ballë sipas shkallës së rihterit, ka ndodhur rreth orës 22, dhe i njëjti  ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në zonat Nagano dhe Hakuba të Japanisë.
 
Qindra njerëz së bashku me përfaqësues të  shumë insitucioneve shtetërore sot punojnë fuqimisht në shpëtimin dhe nxjerrjen e njerëzëve të cilët kanë mbetur ndër rënojat.
 
Televizioni shtetëror i Japonisë, lajmëroi për 10 persona të tjerë të cilat janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
 
“Nuk e kam iden se çfarë të bëj. Shtëpia ime është një rrëmujë e vërtet. Jetoj vetëm dhe vërtet nuk  e di çfarë të themë dhe kam mbetur pa fjalë”, shprehet banorja e Naganos.
 
“Të gjith nga familja jonë janë të sigurt jashtë, përveç njërit i cili është brenda në rrënoja”, shprehet banorja e Hakubës.
 
Tërmeti i mbrëmshëm në Japoni  ka dëmtuar apo shkatrruar  mbi  25 mijë shtëpi, prej të cilëve, shumë  ndertesa  dhe  institucione shtetërore, dhe la pa kulm mbi kokë  mbi  80 mijë banorë  të kësaj zone.
 
Dëmet materiale akoma po verfikohen, ndërsa  banorët  e Naganos dhe Hakubas edhe sonte vazdhojnë ti mbledhën mbeturinat e shtëpive të tyre.
 
REXHEP QAMILI