Oda e Mjekëve: KSN të propozojë masa të reja shtrënguese

18.03.2021 19:19

Oda e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut....

Oda e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut ka kërkuar nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse protokolle dhe masa shtrënguese plotësuese për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit korona.

“Jemi të vetëdijshëm për faktin se këto masa janë jopopullore, por në interes të qëndrueshmërisë së kapaciteteve spitalore dhe mbrojtjes së shëndetit publik, si profesionistë shëndetësorë, vlerësojmë se vendosja e tyre është më se e nevojshme. Vetëm me qasje holistike dhe duke i marrë parasysh të gjithë faktorët dhe me reagim në të gjitha fushat mund të përballemi me virusin”, theksojnë nga Oda e Mjekëve.

Ata njëherit shprehin shqetësime për shkak të mbushjes së përshpejtuar të kapaciteteve spitalore. Problemi më i madh për qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor paraqet edhe zvogëlimi i numrit aktiv të punonjësve shëndetësor, për shkak se edhe në mesin e tyre po rritet numri i të infektuarve dhe atyre që janë në vetizolim, kurse po përballemi edhe me lodhjen e personelit mjekësor, për shkak se epidemia është stërzgjatur”.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhoski, një ditë më pare deklaruan se tani për tani mbetet në fuqi vendimi për orë policore nga ora 22.00 deri 05.00 të mëngjesit, ndërsa propozim i rim und të vijë nga mbledhja e Komisionit për sëmundje infektive që do të mbahet të Hënën e javës që vjen.