Shqipëri, hidhet shorti për radhitje në fletën e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri....

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka hedhur shortin për renditjen e partive politike në fletë votime për zgjedhjet e 25 prillit.
Numrin një në fletëvotim do të ketë Partia Social Demokrate e pasuar nga Partia Balli Kombëtar, më pas Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare, Partia Bindja Demokratike, Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni Ura e Shpresës dhe Konservatorët, Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë numrin 6.
Pason Partia Nisma Thurje, Partia Lëvizja e Re, Koalicioni Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim do të ketë numrin 9, e pasuar nga Partia Aleanca Demokracia e Re, Partia Lëvizja për Ndryshim dhe e fundit në vletëvotim me numrin 12 do të jetë Partia Socialiste.
