Maqedoni

Parashikimi i motit

19.03.2021 09:02

Ditën e premte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash...

Ditën e premte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Dëborë e dobët parashikohet në vendet malore. Do të fryjë një erë e lehtë në pjesën perëndimore të vendit.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri në 2 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 2 deri në 14 gradë celsius. 
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare dhe me erë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 10 gradë.