Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, ESHS shpall konkurs të ri për regjistrues

19.03.2021 10:07

Përmes aplikimit për vetë-regjistrim të diasporës deri tani janë regjistruar mbi 77 mijë persona....

Përmes aplikimit për vetë-regjistrim të diasporës deri tani janë regjistruar mbi 77 mijë persona. Zëdhënësit e Qeverisë Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, bashkë me Aleksandar Vidinovski nga Ministria e Drejtësisë dhe Jasmina Gjorgieva nga Enti Shtetëror i Statistikës, përmes një pres conference njoftojnë sot pikërisht për ecurinë e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave, aktivitetet që janë në vijim, si dhe pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë së diasporës.
 
Ndërkohë Enti Shtetëror i Statistikave rishpalli konkursin për përzgjedhjen e regjistruesve rajonalë, për rajonet e regjistrimit ku ka mungesë të regjistruesve. Personat që do të regjistrojnë në terren nga 1 deri më 21 Prill, një javë para regjistrimit do të kenë testime dhe përgatitje për një performancë të qetë dhe profesionale të operacionit statistikor. Kompensimi financiar për këtë angazhim është 35,000 denarë. Deri më tani, rreth 4500 regjistrues janë regjistruar, e do të fillojnë testimin dhe trajnimin nga e hëna e ardhshme. Thirrjet për regjistruesit janë të hapura deri të shtunën. Regjistrimi, do të kryhet në përputhje me protokollet shëndetësore të lëshuara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive, të cilat sigurojnë mbrojtje të plotë si për qytetarët ashtu edhe për regjistruesit.