Maqedoni
Rritet numri i qytetarëve që vendosin rripin e sigurisë
23.11.2014 17:23
Rritet shprehija tek shoferët e kryqytetit për vënien e rripin e sugurimit në komunikacion, kështu kanë treguar të paktën, rezultatet nga hulumtimi i Entit Shtetëror për Siguri në Komunikacion...

Sipas të gjitha mbykqyrjeve të realizuara rrugëve të Shkupit, mbi 58 për qind të shoferëve kanë përdorur rripin e sigurimit, që do të thotë se për dallim nga vitet e tjera, sot në kryqytet për 21 për qind më shumë përdoret rripin e sigurimit.
“Përdorimi i rripit të sigurimit në gjithë Maqedoni nga dale po përmisohet, dhe vetëm për dy muajët e fundit rezultatet janë përmisuar për 14 për qind. Përdorimi i rripit të sigurimit në komunikacionin shënon rritje edhe Shkup. Nëse dikur patëm vetëm 37 për qind, sot përdorimi I rripit të sigurimit te qytetarëve të Shkupit ka mbëritur në 58 për qind, që do të thotë se është një rritje e rëndësishme në ngritjes së vedies së qytetarëve”, shprehet Mile Dimitrovski nga ESHSK.
Projekti për matjen e vedies së qytetarëve për përdorimin e rripit të sigurimit u organizua në tërë Maqedoni, dhe ndër më të mirat rradhitën banorët e komunave të Gazi Babës, Demir Kapisë dhe Radovishit, ndërsa rezultate më të dobëta janë regjistruar tek banorët e qytetit të Delçevës, Kavadarit, Gostivarit dhe Kërçovës.
Për tu pasqyruar gjendjen faktike sa më të mire, kontribut të madhë në këtë hulumtim, kanë dhënë dhe fëmijët, të cilët janë përgjigjur pa hezitim në pyetjet se sa prindërit e tyre përdorin rripin e sigurimit dhe flasin në telefon teksa i çojnë fëmijtë në shkollë.
REXHEP QAMILI
