Botë

Meksikë, sulm ndaj policëve, 13 efektivë të vrarë

19.03.2021 11:22

Në kryeqytetin e Meksikës u regjistrua këtë mëngjes një krim i rëndë ndaj policisë...

Në kryeqytetin e Meksikës u regjistrua këtë mëngjes një krim i rëndë ndaj policisë, teksa persona të armatosur sulmuan një patrullë të tyren, duke u marrë jetën 13 efektivëve.
 
Ngjarja ndodhi në Coatepec Harinas. Kjo ngjarje shënon edhe krimin më të rëndë në vend ndaj uniformave blu në vitet e fundit. Asnjë kartel mafioz nuk e ka marrë përsipër sulmin deri në këto momente. Lufta mes bandave të drogës dhe policisë është e njohur në këtë shtet, ku në 2015 anëtarë të bandës “Jalisco Nueva Generación” i morën jetën 15 policëve. Vitin e kaluar, në Meksikë u vranë rreth 500 policë.