Maqedoni
Tre nga protestuesit për rastin “Monstra”, kërkojnë falje, dy nuk ndjehen fajtorë
19.03.2021 12:58
Tre nga shtatë të akuzuarit që kanë marrë pjesë në protestat për rastin “Monstra”..

Tre nga shtatë të akuzuarit që kanë marrë pjesë në protestat për rastin “Monstra”, kanë deklaruar se ndjehen fajtorë dhe kanë kërkuar falje para gjykatësit. Dy të tjerët nuk e pranojnë akuzën dhe deklarohen të pafajshëm.
Për pjesmarrje në protestat për rastin Monstra, janë të akuzuar shtatë persona Behar Dalipi, Artan Sadiki, Fabio Idrizi, Besart Kalisi, Shaban Veseli, Betim Kasami, Bashkim Sula.
Në sallë janë të pranishëm edhe policët e dëmtuar në protesta. Ende nuk ka informacion dhe a është ngritur procedura disciplinore kundër policëve që gjuajtën protestuesit me gurë.
