Botë
Flamuri serb mbi hartëne Kosovës, BE: Serbia dhe Kosova të normalizojnë raportet
19.03.2021 13:21
Vendosja e flamurit të Serbisë, mbi hartën e Republikës së Kosovës...

Vendosja e flamurit të Serbisë, mbi hartën e Republikës së Kosovës, nga ana e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ngjalli reagime të shumta. Së fundmi pas këmbënguljes së mediave në KOsovë, kanë reaguar edhe nga Bashkimi Europian.
Nga Bashkimi Europian thonë se Serbia dhe Kosova duhet të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që nuk shërbejnë për normalizim të marrëdhënieve.
”BE-ja gjithmonë u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Serbi, Kosovë dhe në pjesën tjetër të rajonit që të angazhohen në veprime dhe deklarata që krijojnë dhe promovojnë një atmosferë të favorshme për pajtimin, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin, dhe jo e kundërta. Siç kemi thënë shumë herë gjatë viteve, Serbia dhe Kosova duhet të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që janë kundërproduktive për normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe punën për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, shprehet një zëdhënës i BE-së për Klan Kosovën
