Maqedoni

82 mijë të regjistruar nga Diaspora, 5 mijë plus për 24 orë

19.03.2021 13:35

Deri më tani janë regjistruar gjithsej 82 mijë banorë të Maqedonisë së Veriut...

Deri më tani janë regjistruar gjithsej 82 mijë banorë të Maqedonisë së Veriut të cilët për momentin jetojnë dhe veprojnë në mërgatë. Bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 5 mijë qytetarë nga diaspora.
 
Numri më i madh i tyre janë nga Zvicra mbi 26 mijë, pastaj nga Gjermania rreth 19 mijë, vijon Italia ku janë vetë-regjistruar mbi 10 mijë qytetarë.
 
Procesi i vetë-regjistrimit të popullsisë nga diaspora po vijon pa probleme, janë tejkaluar të gjitha problemet teknike të cilat u shfaqën në fillim.