Maqedoni
Ligji për gjuhët, Qeveria nuk komenton iniciativën në kushtetuese
19.03.2021 13:49
Nga qeveria nuk kanë dashur të komentojnë iniciativën e dërguar në Kushtetuese rreth Ligjit për Gjuhën...

Nga qeveria nuk kanë dashur të komentojnë iniciativën e dërguar në Kushtetuese rreth Ligjit për Gjuhën. Zëdhënësi i qeverisë , Muhamet Hoxha, tha se Qeveria ka respektuar të gjitha procedurat gjatë miratimit dhe nënshkrimit të të dy iniciatvave që kanë përfunduar në Kushtetuese. Qeveria sipas tij, vazhdon t’i respektojë këto ligje në praktikë dhe qëndron prapa tyre.
"Qeveria e RMV-së nuk i komenton procedurat që zhvillohen në Gjykatën Kushtetuese të RMV-së, por duam të theksojmë se qevria e RMV-së qëndron si pas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve ashtu edhe pas Marrëveshjes së Prespës dhe angazhohet për zbatimin e tyre në praktikë.Ne konsioderojmë se janë repsektuar të gjitha procedurat gjatë miratimit të ligjit në fjalë si edhe gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.", tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.
