Maqedoni

Arrihet marrëveshja, do të blihen 700 tonë teprica të duhanit

19.03.2021 14:06

Në seancën e 55-të Qeveria, miratoi konkluzionin që Kombinati I Duhanit të Prilepit...

Në seancën e 55-të Qeveria, miratoi  konkluzionin që Kombinati I Duhanit të Prilepit t`i ndërmarrë të gjitha aktivitetet që të blihen 700 ton shtesë nga teprica e rakoltës së fundit.
 
Si pronar dominant i Kombinatit të Duhanit Prilep, Qeveria përmes përfaqësuesit të saj në këtë shoqatë aksionare do të inicojë procedurën për realizimin e këtij konkluzioni në bordin e aksionarëve të kombinatit.
 
Disa ndërmarrje blerëse kanë shfaqur gatishmëri për të blerë edhe rreth 600 ton nga teprica e duhanit nga viti 2020, kurse Kombinati i Duhanit Prilep merr realizimin e 785 marrëveshjeve nga Dalija Tabak Dellçevë për blerjen e duhanit nga prodhuesit, për shkak se kjo kompani nuk i ka siguruar mjetet e nevojshme për blerjen e 455 tonëve të parashikuara me këto marrëveshje.