Maqedoni

Gruevski: Provim shtetërorë e jo testim ekstern

23.11.2014 17:26

Kyeministri Nikolla Gruevski ka sqaruar se qeveria nuk propozon testim ekstern por provim shtetëror...

Ndërsa protestat e studentëve sipas tij ishin të ogranizuara nga LSDM-ja opozitare. Qëllimi i testimit të studentëve është përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë, sqaron Gruevski.
 
“Testim ekstern në arsimin e lartë nuk planifikohet dhe nuk do të ketë. Ajo që po shqyrtohet është aplikimi I provimit shtetërorë”, shprehet kryeministri i Maqedonise, Nikolla Gruevski.
 
Gruevski ka sqwaruar se dallimi mes testimit ekstern dhe provimit shtetërorë është se testimi ekstern në shkollat fillore dhe të mesme është vlerësimi I arsimtarëve nëse kan dhënë apo jo note reale dhe nëse nuk është bërë notimi real arsimtari do të dënohet financiarisht.
 
Te provimi shtetërorë vëmendja është te student të konstatohet nëse ka mësuar të paktën për note gjashtë, ndërsa reperkusione për profesorët nuk do të ketë. Poashtu ai sqaroi se testimi do të vlerësohet vetëm me atë se e ka kaluar ose jo student provimin.
 
“Provimi I pare shtetërorë do të mbahet diku ka mesi I vitit 2017 kur ata që do të regjistrohen në shtatorë të këtij viti do të vijnë në fund të vitit të dytë. Ata që nuk do të arrijnë ta kalojnë provimin herën e pare do të mund en për her të dytë, apo për here të tretë dhe kështu pakufi derisa të kalojnë provimin”, shprehet kryeministri i Maqedonise, Nikolla Gruevski.
 
Në këtë intervistë Gruevski ka thënë se nuk I trembet ‘bombës’ së liderit të LSDM-së Zoran Zaevit. MAdje ai thot se do ti kundërpërgjigjet atij me një bombë më positive.  
 
Zaev gjithmonë është kërcënuar, le të vazhdojë me kërcënime. 
 
Paralajmëron bomba, por ne punojmë me bomba të tjera. Ja ne po e përgatisim një ‘bombë të vogël’ por pozitive me të cilën do të zgjidhim një problem shumëvjeçar të mijëra njerëzve në Maqedoni, të cilën planifikojmë ta publikojmë shumë shpejtë, thekson Gruevski , sipas të cilit  LSDM ka ngecur në sferën e fushatës negative, manipulimeve”.
 
GYLTENE SINANI