Maqedoni

Veprimtaria hulumtuese, UT: Është në përputhje me kriteret shkencore

19.03.2021 14:20

Pas publikimit të informacioneve që hedhin dyshime rreth hulumtimet shkencore...

Pas publikimit të informacioneve që hedhin dyshime rreth hulumtimet shkencore të disa profesorëve në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, ka reaguar edhe Universiteti i Tetovës .
 
Në një komunikatë nga UT-ja, informojnë opinionin publik se;
"Veprimtaria arsimore, hulumtuese shkencore e njësive akademike në Universitetin e Tetovës, zhvillohet në përputhje dhe respekt të plotë të kritereve shkencore. Avancimet akademike, mbrojtja dhe publikimi i punimeve shkencore u nënshtrohen mekanizmave filtrues, që e verifikojnë apo e skualifikojnë një kontribut të caktuar hulumtues.", thuhet në komunikatën e UT-së.
 
Sipas njoftimit, "citimet në revistat me impact factor, pozicionimin e lartë në rangimet e agjencive prestigjioze ndërkombëtare si dhe organizimin e dhjetëra konferencave dhe kongreseve shkencore, në të cilat marrin pjesë qindra shkencëtarë të mirënjohur, janë konfirmim për suksesin e Universitetit në lëmin e kërkimit shkencor. Janë me mijëra studentë që për 26  vjet me radhë bashkë me pedagogët e tyre, punuan pareshtur që ky Universitet t’i arrijë synimet arsimore dhe kulturore të kombit shqiptar në vendin tonë.", thuhet ndër të tjera në komunikatën e UT-së.