Maqedoni
Kumanovë, Zaharieva: Vala e tretë mbush repartet Kovid
19.03.2021 14:33
Vala e tretë e Virusit korona, kryesisht e llojit britanik, ka bërë që repartet spitalore me Kovid

Vala e tretë e Virusit korona, kryesisht e llojit britanik, ka bërë që repartet spitalore me Kovid pacient në Spitalin e Kumanovës të mbushen për disa ditë. Numri i të infektuarve por edhe i të vdekurve, po shënon ngritje të vazhdueshme.
“Nga fillimi I muajit mars shifrat po ngriten. Nga 8 Marsi në funksion u vendos edhe Spitali mobil me kapacitet prej 33 shtretër dhe në bazë të raportit më të ri tashmë 27 vende janë plotësuar, në rerpartin infektiv kemi 18 pacientë, dhe në neurologji kemi 15 pacientë. Kemi edhe 42 pacientë të tjerë që trajtohen në Spitalin ditor. Pra bëhet fjalë për llojin britanik të virusit dhe po infektohen familje të tëra“ deklaroi ndër të tjera, Snezhana Zaharieva, Drejtoreshë e Spitalit të Kumanovës.
Ndërkohë, po vazhdon procesi i vaksinimit të punëtorëve shëndetësor, e sidomos të kyçurve në qendrat kovid. Deri tani janë vaksinuar mbi 70 të punësuar, kurse në pritje të vaksinimit është edhe një grup tjetër më i madh.
“Ekziston interesimi për vaksinim tek punëtorët shëndetësor, edhe pse në fillim interesimi ishte i ndryshueshëm. Disa hezitonin të marrin ose jo vaksinën, sidomos ata që u prekën nga virusi në valën e parë dhe kishin numër të ulët të antitrupthave. Tashmë 70 punëtorë shëndetësorë janë vaksinuar, kurse në pritje për tu vaksinuar është edhe një grup më i madh i punëtorëve shëndetësor", deklaroi ndër të tjera Zaharieva.
Ndërkohë krahas autoriteteve të larta shtetërore, edhe ato lokale vazhdimisht apelojnë tek qytetarët të kenë kujdes më të madh në mbrojtjen nga infektimi dhe zgjerimi i virusit Korona.
FATLUM AQIFI
