Maqedoni
Shekerinska - Pahor: Sllovenia do kthejë rajonin në fokusin e BE-së
19.03.2021 14:44
Me takimin me presidentin slloven, Borut Pahor, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska....

Me takimin me presidentin slloven, Borut Pahor, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska përfundoi vizitën zyrtare një-ditore në Slloveni që u realizua me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes, Matej Tonin.
“Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë i lidh një miqësi dhe bashkëpunim i fortë që zgjat me dekada. Mbështetja juaj është veçanërisht e rëndësishme për ne tani që BE-ja po bën përpjekje për të siguruar konsensus mbi zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor,” tha Shekerinska.
Sipas saj, pritjet janë që në BE do të mbizotërojë qëndrimi se çështjet dypalëshe vendeve anëtare dhe vendeve aspirante nuk duhet ta pengojnë procesin e negociatave. Presidenti Borut Pahor porositi se Sllovenia do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe se presidenca e ardhshme sllovene do ta kthejë rajonin në fokusin e BE-së. Në takim u bisedua edhe për problemet e shkaktuara nga pandemia dhe nga mungesa e vaksinave.
