Maqedoni

Filipçe: Për momentin jo masa shtesë, ndjekim situatën

19.03.2021 15:16

Edhe përkundër numrit të shtuar të rasteve të reja më Covid 19...

Edhe përkundër numrit të shtuar të rasteve të reja më Covid 19, ministri i shëndetësisë thotë se situate po stabilizohet dhe masat duket se po japin efekt. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Komisioni për Sëmundjet Infektive të propozojë masa shtesë kufizuese.
 
"Vlerësimet tona janë që këtë fundjavë dhe në fillim të javës së ardhshme do të shihen rezultatet e ndalimit të qarkullimit deri në orën 22:00. Ne jemi duke monitoruar situatën. jemi të gatshëm të rekomandojmë kufizime shtesë nëse ka nevojë për atë, por tani mendojmë se nuk ka nevojë.", tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
 
Sipas tij, edhe përkundër faktit se këto ditë është shtuar nevoja për shtrimin në spital të pacientëve me Covid, ka vende të lira  në Klinikat e Brendshme. Që nga e mërkura, janë hapur Qendrat Covid si në Klinikën e Kardiologjisë ashtu edhe në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, por Filipce thotë se kjo është bërë në mënyrë që "të ketë vend për çdo pacient".
 
"Duke dashur të sigurojmë hapësirë shtesë të pajisur plotësisht për të trajtuar pacientët me KOVID-19, është hapur një tjetër repart, ai për kirurgji plastike dhe një tjetër në katin përdhes. Këto janë reparte kirurgjie që kanë hyrje të ndara dhe nuk rrezikojnë të kontaminojnë  dhomat e zakonshme të kirurgjisë , klinikat dhe ashensorët që janë vënë  në dispozicion  të pacientëve  Kovid dhe në katin e fundit të Klinikës së Kardiologjisë. Është një total prej 100 shtretërish shtesë për trajtimin e këtyre pacientëve, nga sa kishim gjatë valës së dytë në nëntor.", tha Filipçe.
 
Sa I përket sigurisë së vaksinave dhe zërave rreth asaj nga Astra zeenka, Filipce tha se ai personalisht do të vaksinohej me vaksinën AstraZeneka. Një ditë më parë ministi njoftoi se  vaksinat AstraZeneka pritet të arrijnë ndërmjet 31 marsit dhe 15 prillit.
 
FARIJE DAUTI BAKIU