Maqedoni
Gjykimi për protestuesit ndaj rastit "Monstra", tre protestues dënohen me nga 1 vit burg efektiv
19.03.2021 15:46
Shaban Veseli,Behar Dalipi dhe Besart Kalisi, u dënuan me nga 1 vit burg

Shaban Veseli,Behar Dalipi dhe Besart Kalisi, u dënuan me nga 1 vit burg, për pjesmarrje në turme që do të kruej vepër penale, për protestat e organuzuara për rastin Monstra më 26 shkurt të këti viti. Me kërkesë të prokurorisë, gjykatësi vendosi që tre të akuzuarve të ju vazhdohet masa e paraburgimit dhe nuk pranoi kërkesat e mbrojtjes që e njejta të ju zëvendësohet me burgim shtëpiak. Tre të akuzuarit që në fillim të seancës, pranuan fain për veprën e kryer penale dhe shprehën keqardhje për situatën e krijuar.
Mbrojtja e të akuzuarve paralajmëroi ankesë në gjykatën e apelit sa I përket lartësisë së dënimit dhe shqiptimin e paraburgimit. Mbrojtja e të dënuarve nga gjykata e shkallës së parë nuk e panë të arsyshme të krahasojnë vendimin gjyqësorë kur bëhët fjalë për vepra të njejta penale dhe dënimet e shqiptuara me kush për pjesën më të madhe të protestuesve siç janë ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, protestat para zyrës së Kryetarit të shtetit në vitin 2016 dhe protestat në lagjen Gjorç Petrov në vitin 2014.
"Unë nuk kam marrë pjesë në to procedura dhe nuk është mirë të komentoj atë pjesë, çdo lëndë ka peshën e vet. Brenda janë dëshmitë që i shqyrton gjykata dhe vendos në bazë të vërtetimit të situatës faktike.", tha Ivanka Jakimovska, avokate mbrojtëse.
"Dënohen si shëmbull që të pengohet protesta të ardhëshme nga kush do.", tha Elenko Millanov, avokat mbojtës.
Procedura gjyqësore do të vazhdojë për të akuzuarit Fabo Idrizi dhe Arton Sadiki të cilët mohuan të jenë fajtorë për rastin dhe Betim Kasamin i cili nuk mori pjes në gjykimin e sotëm për shkaqe shëndetësore si dhe për të akuzuarin Bashkim Sula i cili nuk është i kapshëm për organet e ndjekjes.
"Gjykatësi e ka mundësinë, të tregojë se gjykata vepron me dëshmi të forta dhe të sigurta për një vepër juridiko penale. Unë nuk pres asgjë përveç se një aktgjykim për refuzim apo lirimin e të akuzuarve gjegjësisht klientëve të mi Fabo Idrizi dhe Artan Sadiki. Nuk ka as një dëshmi se ata janë pjesmarrës në veprën penale për të cilën ngarkohen.", tha Asmir Alispahiq, avokat mbrojtës.
5 nga pjestarëve të policisë të cilët u paraqitën në gjykim si të dëmtuar, hoqën dorë nga dëmshpërblimi material dhe ndjekja penale e të akuzuave ndërsa 4 prej tyre iu bashkangjitën përndjekjes penale dhe kërkuan dëmshpërblim për lëndimet e marra gjatë protestave. Seanca e radhës do të vazhdojë më 31 mars.
FLORIJE BELULI KAMBERI
