Maqedoni
Akuza ndërpartiake, LSDM: Të zbardhet skandali finansiar me deputetin gjerman
19.03.2021 16:17
Pas dorëheqjes se deputetit gjerman Tobias Zech nga CSU, publikuar nga gazeta gjemane “Spiegel"...

Pas dorëheqjes se deputetit gjerman Tobias Zech nga CSU, publikuar nga gazeta gjemane “Spiegel” për shkak të skandalit për marrje para për të lobuar për ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, akuza dhe kërkesa për përgjegjësi vijnë nga Lidhja Sociademokrate. Ata kërkojnë që rasti të ndiqet urgjentisht nga organet relevante dhe të zbardhet e vërteta.
“Mickovski duhet patjetër të del përpara opinionit dhe të jep përgjigje. Nga e morrën këtë shumë parash dhe si është bërë pagesa? A është kjo arsyeja pse raportet finansiare të VMRO-DPMNE-së nuk janë të publikuara në veb faqen e tyre?”, tha Sllavjanka Petrovska nga LSDM.
VMRO: Nikollovski dhe Rashkovski kanë shtuar pasurinë
Ndërkohë edhe VMRO–DPMNE vazhdon me akuza ndaj LSDM-së. Sërish apelojnë institucionet për të hetuar rastin e pushimeve luksoze të zv.kryeministrit Nikollovski dhe sekretarit Rashkovski.
“Që kur Lupço Nikollovski është funksionar, ministër dhe zv.kryeministër, profiti i firmës “Larikom Impeks” në pronësi të vëllaut të tij është rritur për 2300% dhe e tëra ndodh në kohën e pandemisë, kur 55 mijë pertsona kanë ngelur pa punë. Dragi Rashkovski që kur iku nga funksioni, pronësia i është rritur për 50 mijë euro.”, tha Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Nga Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korupsionit informojnë se po merren me rastin e furnizimit të softverit nga ana e Dragi Rashkovskit, për çka janë shpenzuar 80 mijë euro.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
