Maqedoni

Udhëtimi me autobus i kontribuon uljes së ndotjes

23.11.2014 17:30

Prania e madhe e automjeteve në rrugët e Shkup, është njëri nga faktorët kryesor të ndotjes së ajrit në kryeqendër...

Por mënyra më e mirë për uljen e ndotjes do të ishte shfrytëzimi i transportit publik, në vend të përdorimin të automjeteve private, sidomos gjatë udhëtimeve për në punë dhe kur nuk ka raste urgjente.
 
Vozitësit e autobusëve thotë se prej kur kanë hyrë në përdorim autobusët e rinj, numri i udhëtarëve është rritur.
 
“Po prej kur janë autobusët e ri po./ duhet të shfrytëzohet më tepër transporti publik, të mos shkaktohet më tepër dendësi në komunikacion”, shprehet shoferi i autobusit.
 
Qytetarët të cilët vazhdimisht e shfrytëzojnë transportin publik vlerësojnë që, përveç se nuk bëjnë ndotje të ajrit, e kanë shumë më lehtë për të krye edhe obligimet e tyre pasiqë nuk e kanë problemin e parkimit.
 
“Thuajse vazhdimisht, përparësia është se nuk e amordizoj veturën time, nuk duroj komunikacionin e ngarkuar nëpër rrugë, autobusi ka korsinë  saj me prioritet dhe kështu me radhë. Unë jam e kënaqur nga transpoirti publik, ashtu siç shkruzan në internet ashtu edhe janë të saktë dhe lirisht mund ta planifikojë këhën time”, shprehet qytetari.
 
“Ndikon natyrtisht por duke marrë parasysh se çfarë autobusë qrkullojnë nëpër qytet, kështu që duhet ajo në fillim të rregullohet, pasi edhe ato ndotin tepër”, shprehet qytetari.
 
Qytetarët të cilëte përdorin transportin publik, japin porosinë për të gjithë se shfrytëzimi më i shpeshtë i tij dhe anashkalimi i automjeteve private, do të kontribuonte edhe në ajër më të pastër por edhe në mospasjen e kaosit në komunikacion në rrugën e shkupit.
 
MEFAIL ISMAILI