Botë

SHBA-ja i dhuron vaksina Meksikës dhe Kanadas

19.03.2021 16:54

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin katër milion doza të vaksinës AstraZeneca për fqinjët e saj...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin katër milion doza të vaksinës AstraZeneca për fqinjët e saj, Kanadanë dhe Meksikën. Nëse ky plan realizohet, shënon herën e parë që SHBA furnizon direkt vaksinat në një vend tjetër. Sipas marrëveshjes, vendet duhet të kthejnë çdo dozë të tepërt në SHBA.
 
"Nëse kemi një tepricë, ne do ta ndajmë atë me pjesën tjetër të botës.", tha Joe Biden, president i SHBA-ve.
 
Më shumë se 12% e amerikanëve janë vaksinuar tani. Biden ka caktuar 1 majin si datë për ta bërë cilindo, mbi moshën 16 vjeç të kualifikuar për të marrë një dozë anti Covid. 
 
Gjermania, kërkon marrveshtje me Spitnik V, shtete e eropës në karantinë të plotë
 
Nga COVID-19, Gjermania përballë një rritjeje eksponenciale të infektimeve, prandaj  ky vend ka kërkuar që të lidhë marrëveshje me SputnikV edhe nëse BE nuk bën gjë për vaksinën ruse, autoriutete kanë deklaruar se janë në favor të nënshkrimit të një konkrate.
 
"Unë gjithashtu mund ta imagjinoj mirë që ne të lidhim kontrata – dhe t’i përfundojmë ato shpejt. Në fakt jam shumë në favor që ne ta bëjmë atë në shkallë kombëtare nëse Bashkimi Evropian nuk bën diçka.", tha Jens Spahn, ministri i shëndetësisë.
 
Nën kufizime të ashpra është edhe Hungaria për shkak të  shifrave rekord nga Covid-19 . Panik për valën e tretë është krijuar edhe në Francë me cka një pjesë e Francës dhe Parisi  është në karantinë. Edhe Filanda ka shënur shifera rekorde mbi 70.000 raste pozitive janë regjistruar dhe 805 viktima. Ky vend parashikon masa rigoroze. Kryeqyteti ukrainas ka vendosur një bllokim trejavor për shkak të një rritje të mprehtë të rasteve COVID-19. E gjitha bota është përfëshirë në valën e tretë të pandemisë me virusin Corona.
 
FARIJE DAUTI BAKIU