Maqedoni
Konfederata e Sindikatave të Lira kërkon rritjen e pagës minimale
19.03.2021 17:14
Konfederata e sindikatave të lira kërkon që paga minimale të jetë më e lartë se 16 mijë denarë...

Konfederata e sindikatave të lira kërkon që paga minimale të jetë më e lartë se 16 mijë denarë dhe që gjatë përcaktimit të saj të mirret edhe BPV. Ata gjithashtu pretendojnë se ligji për pagën minimale nuk respekton nenin sipas të cilit është më e lehtë për punëdhënësit të paguajnë gjoba në vend të pagës minimale.
"Ku është inspektorati i punës këtu? Pse hesht inspektorati i punës për mospagim të pagës minimale. Ligjet janë shkelur, por është e qartë se është më e lehtë për punëdhënësit të paguajnë gjobat sesa t'u japin paratë punëtorëve.", tha Bllagoja Ralpovski, kryetar I Konfederatës së Sindikatave të Lira
Shahpanska: Akuzat janë të pa baza, paga minimale do rritet
Paga minimale do të vazhdojë të rritet, akuzat e Konfederates së sindikatave të lira janë të pabazuara, thonë nga qeveria. Institucionet janë të detyruara të respektojnë dhe zbatojnë vazhdimisht ligjin. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Shahpanska tha se paga minimale do të përcaktohet në përputhje me kriteret ligjore.
"Respektimi i të drejtave të punëtorëve, mbrojtja e çdo pune, është një përparësi e veçantë e ministrisë dhe qeverisë në kushte të pandemis kur kujdesi për çdo punëtor është i lartë për agjendën.", Jagoda Shahpanska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale,
Ministrja Shahpanska vlerëson se në vitin 2017 paga minimale është rritur për 6 mijë denarë, kështu që tani është rreth 15,000 mijë denarë.
SEDAT SELIMI
