Maqedoni
Covid 19, 21 viktima, 999 raste të reja, 711 të shëruar
19.03.2021 19:03
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3566 testime të bëra ka regjistruar 999 raste të reja...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3566 testime të bëra ka regjistruar 999 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 21 persona, ndërsa janë shëruar 711 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 465 raste i pasuar nga Prilepi me 53, Kumanova 52, Velesi 48, Kavadari 43, Gostivari 38, Negotina 37,
dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 21pacientë, prej të cilëve 6 pacientë nga Shkupi, tre nga Velesi, nga dy pacientë në Prilep, Ohër, Strugë dhe Gjevgjeli dhe nga një pacient në Kumanovë, Gostivar, Strumicë dhe Resnjë.
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 117.437 prej tyre janë shëruar 99.837 kanë humbur jetën 3.424 dhe numri i rasteve aktive shënon 14.176.
FLUTURA LATIFI
