Maqedoni
Nga janari do të sigurohen edhe honoraristët
23.11.2014 17:57
Punëdhënësit që do të angazhojnë punëtorë me kontratë në vepër ose me kontratë autoriale, do të duhet të paguajnë sigurim të detyrueshëm social...

Këto obligime dalin nga propozim-ndryshimet e Ligjit për kontribute për sigurim të detyrueshëm social dhe në Ligjin për marrëdhënie pune.
Pra nga 1 janari i vitit të ardhshëm në llogari të shtetit do të shkojnë 35 për qind e çdo honorari apo për kontrate në vepër, nëse vlera e kontratës është më e lartë se rroga minimale në vend.
Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Xhemali Mehazi, sqaron se në të njëjtën kohë këta persona përveç tatimit personal do të duhet të paguajnë edhe të dhënat për sigurim shëndetësorë dhe pensional, por edhe këtu ka përjastime. .
“Të gjitha marrveshjet që nuk përvshihen në dispozitat ligjore të kontributit të sigurimit të detyrueshëm social janë të ardhurat e sportistëve professional, kompenzimi në bazë të bursave, marrveshjet për punë publike të cilat I lidhë njësia lokale, gjegjësisht komunat të cilat bëjn marrveshje për kryerjen e punëve publike nuk do të kenë obligim për pages, kontratat për qira të hyrat nga qiraja, puntorët vullnetarë nëpër institucione të ndryshme nuk do të kenë për obligim të paguajn. Kompenzimet e gjyqëtarëve, porotëve ekspertëve dhe udhëheqësve të falimentuar, si dhe të ardhurat e funksionarëve deputetëve, këshilltarëve dhe bartësve të funksioneve tjera publike dhe personat e zgjedhur dhe të emëruar”, shprehet drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Xhemali Mehazi.
Ky kontribut shtesë do të ketë impact në të hyrat e Fondit Pensional Invalidor dhe të fondit të sigurimit shëndetësor , njofton Mehazi ai sqaron se 7.3 % e këtyre të hyrave do të shkojn për fondin e sigurimit shëndetësor dhe 18 % për fondin pensional.
Ndërkohë Kryetari I Odës Ekonimike Veri- Perendimore, Menderez Kuçi, vlerson se propozimet janë të pranueshme, por vetëm nëse rregullat vlejn njësoj për të gjithë pjesmarrësit në fushën e ekonimisë.
“Disa çështje vlejn e disa, sepse ne jemi për rregulla, por normal nëse këto rregulla do të vlejn njejt për të gjithë pjesmarrësit në jetën ekonomike në vend. Ne nuk jemi kundër dhe shumë më herët kemi alarmuar në një takim me ministrin për punë sociale ku u diskutua minimum që duhet të paguhet, sepse edim që do të vje koha që një gjenerat e cila sot paguan kuntribute, në të ardhmen kur asaj do ti duhen mjete të mund të ketë”, shprehet kryetari i kryetar i Odës Ekonomike Veri-Perendimore, Menderez Kuçi.
Fondi Pensional Invalidor njoftojn se tani më janë formuar dy grupe punese me përfaqësues te Ministris së Finacave, Fondit për Sigurim shëndetësor dhe ati pensional të cilët përgadisin aktet nënligjore, gjegjësishtë rregulloret për mënyrën e përllogaritjes, se kush duhet të paguaj kontribut shtesë e kush jo.
SANIJE KASAMI
